Rina nuk i ndahet Greqisë

  • G.g /
  • 19 April 2022 - 10:20
Rina nuk i ndahet Greqisë

Rina Balaj vazhdon të jetë një vizitore e rregullt e Greqisë

Këngëtarja kosovare që nga viti i kaluar e viziton Greqinë, ku shfaqet në vendet më turistike dhe historike të këtij vendi.

Gjatë ditës së sotme ajo është parë duke bërë foto në Tempullin e Poseidonit, në Athinë që gjendet në Kepin Sounion.

“Nuk tërhiqem nga gjërat e këqija”, ka shkruar Rina.

Kujtojmë se Poseidoni në mitologjinë greke konsiderohet “Perëndia e Detit”. Kepi është konsideruar gjithmonë si themeluesi i marinës detare në botë, por edhe bazë për zhvillimin e tregtisë në mes të vendeve. 

(Kosova Sot Online)