Ledina Çelo është shembulli më i mirë se jeta është më e bukur pas moshës 40 vjeç

  • G.g /
  • 21 April 2022 - 12:54
Ledina Çelo është shembulli më i mirë se jeta është më e bukur pas moshës 40 vjeç

Sensuale, tërheqëse dhe gjithmonë e ëmbël. Këto janë përkufizimet që i rrinë më së miri këngëtares shqiptare, e cila prej vitesh jeton në Gjermani, Ledina Çelo.

Dhe kur vitet kalojnë çdo gjë përmirësohet dhe bëhet më e bukur për të, kështu ka pohuar Ledina se ndodh në postimin e fundit në rrjetet sociale.

“Jeta është më e bukur pas moshës 40- vjeç”, ka shkruar Çelo krah një “selfie” para pasqyrës ku bien në sy format seksi.

Ledina është 45 vjeç e duket se mosha është vetëm një numër për të pasi gjithë kohës reflekton hijëshi dhe elegancë.

Kështu me një galeri fotosh, Ledina na vërtetoi se jeta bëhet më e bukur pas të 40-ave dhe merr tjetër ritëm sidomos kur ke energjinë e saj.

(Kosova Sot Online)