Rita Ora shtatzënë për herë të parë?
Rita Ora ka qenë gjithmonë objekt i mediave rozë kur bëhet fjalë për jetën e saj personale dhe romantike. Dhe së fundmi, po përflitet se është shtatzënë.
Disa tabloide britanike dhe australiane kanë aluduar se këngëtarja me origjinë shqiptare është shtatzënë pasi argumentojnë se barku i saj ishte më i rrumbullakosur se zakonisht gjatë një darke private të para pak ditëve.
Sipas raportimeve ajo ngriti dolli dy herë, por me ujë dhe jo verë, gjë që është e pazakontë. Duke qenë se gratë shtatzëna nuk duhet të pinë alkool, kjo po përdoret si provë se mund të jetë shtatzënë, shkruan “otakukart“, media e njohur australiane. Po e njëjta media shkruan se Rita dhe i dashuri i saj regjisor nga Zelanda e Re Taika janë gati ta çojnë marrëdhënien e tyre në një nivel tjetër. Por, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar që Ora është shtatzënë.
Çifti, i cili u takua në Australi dhe filloi lidhjen në mars të vitit që lamë pas, thuhet se po lëvizin aq shpejt në marrëdhënien e tyre saqë kanë filluar të flasin për martesën. Taika ishte i martuar më parë me Chelsea Winstanley, një producente filmash, por çifti thuhet se është divorcuar në heshtje në vitin 2018. Ata kanë edhe dy vajza bashkë Hinekhu, nëntë vjeç dhe Matewa Kiritapu, shtatë.
Shqiptarja u takua me regjisorin fitues të Oskar në shkurt gjatë xhirimeve të ‘The Voice Australia’ në Australi. Sipas një burimi, të dy filluan të takoheshin ‘në fshehtësi’ në fillim të marsit, tre muaj para se ajo të fluturonte për në Los Angeles në fillim të qershorit. Çifti bëri debutimin e parë në tapetin e kuq në premierën e ‘The Suicide Squad’ në Los Angeles në gusht të 2021.
(Kosova Sot Online)