Sarah Berisha dhe DJ Pm kanë një “shqetësim”, e zbulon vetë çifti
Sarah Berisha dhe DJ PM janë kthyer në një ndër çiftet më të pëlqyer të showbizz-it shqiptar. Dyshja, të cilët nisën një romancë gjatë kohës që ishin brenda shtëpisë së Big Brother VIP, duken më të lumtur se kurrë me njëri-tjetrin por kanë dhe disa “shqetësime”.
Sarah ka publikuar një fotografi në rrjete sociale krahas së cilës ka shkruar:
“Mos më beso mua kur them se jam gati për 5 minuta.”
Kjo ka tërhequr vëmendjen e PM, i cili ka shkruar: ‘Veç 5 minuta a?”
Ndërsa Sarah ia kthen: “Ti mos fol se vonohesh për vete.”
(Kosova Sot Online)