Mediumi zviceran “i lidh” Loredanën me Zhegrovën
Gazeta zvicerane “Blick” ka hedhur dyshime mbi një lidhje të mundshme në mes të futbollistit kosovar, Edon Zhegrova dhe rep-këngëtares kosovare Loredana.
Mediumi zviceran ia ka kushtuar një shkrim një fotografie të dyshes, të publikuar së fundmi nga këngëtarja në rrjetet sociale.
“Çka po ndodh këtu? Loredana pozon me ish-futbollistin e Baselit”, ka qenë titulli i “Blick”, i cili vazhdon tutje:
“Në fundjavë, reperja Loredana u pa krahë për krahë me ish-futbollistin e Baselit, Edon Zhegrova në ‘storyn’ e saj në Instagram, duke i ndezur kështu thashethemet”, shkruan ndër të tjera mediumi zviceran.
Në gushtin e vitit të kaluar, këngëtarja 26 vjeçare njoftoi përmes Instagramit se i kishte ndarë rrugët me të dashurin e saj, reperin Mozzik.
Ata së bashku e kanë një vajzë, Hanën, trevjeçare, ndërsa kanë marrëdhënie mjaft të mira, përkundër ndarjes.
E pas pak muajsh, këngëtarja u pa në fotografi me një mashkull të ri, shton “Blick”.
“Jam mjaft e lumtur me veten, kjo mund të tingëllojë arrogante, por unë e shijoj jetën”, ka thënë Loredana, shkruan mediumi zviceran.
“Besoj sërish në dashuri të vërtetë përsëri dhe jam mjaft e vendosur për këtë”, ka shtuar ajo.
Shtrohet pyetja: a mos është dashuruar prapë Loredana?
Fotografia e publikuar nga rep-këngëtarja në fundjavë i zgjon dyshimet dhe thashethemet.
Loredana dhe Zhegrova u panë shumë afër njëri-tjetrit në këtë fotografi, duke e pirë nga një gotë, por ende nuk dihet marrëdhënia e tyre e vërtetë.
23 vjeçari po luan me sukses në Lille të Francës, ku u transferua nga Barseli gjatë janarit.
(Kosova Sot Online)