Dua 2-0 ose 02
Dua Lipa po vazhdon me sukses turneun e saj të fundit nëpër botë, “Future Nostalgia”
Pasi pati një mori koncertesh në SHBA në kuadër të turneut të saj “Future Nostalgia”, Dua Lipa është kthyer në Mbretërinë e Bashkuar për të pasur një super paraqitje në disa qytete në Britani.
Sonte ajo është shfaqur me një stil futuristik.
Teksa ka pasur një veshje të zezë, paksa si të Wonder Women apo si të filmi Matrix, Dua ka shoqëruar këtë veshje me një palë çizme të gjatë ngjyrë të verdhë.
Si aksesorë ajo e ka përshtatur atë shumë mirë me syzet e saj verdhë dhe zi.
“Shkojmë për 2-0 ose 02”, ka shkruar Dua, duke paralajmëruar se koncerti i saj i radhës do të mbahet në një stadium ku ka shenja të O2.
(Kosova Sot Online)