Lidhje romantike me një vajzë? Sheila Haxhiraj sqaron për herë të parë historinë e bujshme me shoqen e saj

  • G.g /
  • 06 May 2022 - 10:46
Lidhje romantike me një vajzë? Sheila Haxhiraj sqaron për herë të parë historinë e bujshme me shoqen e saj

Këngëtarja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP” Sheila Haxhiraj ka sqaruar të vërtetën e historisë që fshihet pas këngës së saj të fundit dhe që bëri goxha bujë në media.

Pak javë më parë ajo solli projektin e ri me titull “Makalina”, që ende pa u publikuar, ngjalli shumë polemika për shkak të pozave sensuale të saj me një vajzë. Dhe më pas me një intervistë ku Sheila u shpreh se kjo këngë është bazuar në një histori të vërtetë të sajën.

“Po, “Makalina” është një këngë bazuar në një histori të vërtetë, personale timen. Ku kam folur për humbjen e një prej njerëzve më të rëndësishëm për mua, marrëdhënien mes shoqes dhe jo vetëm kaq për mua…!”, tha Sheila. Me këto fjalë la  një kuriozitet të madh rreth kësaj historie dhe shumë u aludua se bëhej fjalë për një lidhje romantike.

Por, në fakt jo. Artistja tha sot se kënga i dedikohet një shoqeje që ka ndërruar jetë për shkak të leuçemisë dhe që ka qenë si motër për të.

“Makalina është bazuar në histori personale. Para shumë vitesh kam humbur një prej mikeshave të mia më të mira e cila nuk i ka shpëtuar dot sëmundjes së leuçemisë. Këtë histori vendosa ta shpreh përmes këngës. Ishte më shumë se një shoqe, ishte motër. Kam qarë, qeshur me të. Ka ditur shumë gjëra të miat. Një motër do thoja.”– u shpreh ajo në “Wake Up”.

E pyetur nëse ka qenë e shqetësuar për komentet e njerëzve, Sheila tha se nuk e ka patur aspak problem duke shtuar se kjo është mënyra e saj e të bërit art.

“Nuk e kam patur këtë merak sepse jam artiste dhe kjo është mënyra ime për të shprehur atë që kam brenda. Është forma e artit që të them atë që dua me fjalët dhe energjinë.”

Është vënë re se në videoklipet e fundit ajo ka guxuar më shumë më paraqitjen se më parë, e sidomos me skenat në “Makalina”. Megjithatë nuk është e këtij mendimi vetë ajo që tha se: “Te klipi i parë jam një vajzë e zakonshme kurse te i dyti thjesht jam më e kuruar. Nuk është se kam ndonjë guxim më shumë, ose jam shfaqur provokuese. I vetmi ndryshim ka qenë që kam prerë flokët.”

Nëse do kthehemi pas në kohë, Sheila u përfol për një lidhje me një tjetër ish-banor, Kledi Hysën. E gjitha nisi prej videove dhe fotove të publikuara në rrjetet sociale ku ata shiheshin shumë afër. E më pas pamjet rezultuan të ishin pjesë e një kënge me protagonist Kledin.

“Njerëzit e morën si deshën. Por përderisa nuk jemi shoqëruar më bashkë nuk jemi me njëri-tjetrin. E kishim me qejf të ishte protagonist dhe ka ditur të japë më të mirën e tij. Pas këngës u ndamë…(qesh) Kledi të kam xhan”- sqaroi ajo.

(Kosova Sot Online)