Serbët vjedhin këngën 'Dale' të Butrintit, Kidës e Ledrit

  • G.g /
  • 06 May 2022 - 11:01
Serbët vjedhin këngën 'Dale' të Butrintit, Kidës e Ledrit

Kënga “Dale” e artistëve shqiptarë, Butrintit Imeri, Kida e Ledri Vula ka qenë kënga më e klikuar e vitit të kaluar.

E kjo këngë siç duket ka tërhequr edhe vëmendjen e artistëve serbë.

Këngëtarët serbë TORINO, PASHATA, KAMELIA kanë marrë këngën e artistëve shqiptarë dhe e kanë përshtatur në gjuhën serbe.

Po ashtu ata i kanë realizuar edhe klip këngës e cila është publikuar sot, duke marrë rreth 27 mijë shikime deri tani.

Në informacionet e ofruara në videon e publikuar, shihet se nuk ekziston asnjë marrëveshje mes tyre dhe artistëve kosovarë për të drejtat e këngës.

Më të dëgjuar këtë këngë, vërehet se vija melodike është e njëjtë me atë të “Dale”.

Madje, serbët e kanë përvetësuar krejtësisht autorësinë e këngës, duke vendosur emrat e tyre tek referenca ku tregohet se kush e ka krijuar muzikën, tekstin e aranzhmanin.

Autorët e këngës “Dale” janë Çelik Lipa producent nga SBS Entertainment, teksti nga Butrinti, Ledri e Bardhi, ndërsa në Youtube të drejtat i ka kompania AVD Digital.

Se si do të reagojnë nga autorët kosovarë që i kanë të drejtat e këngës, pritet të shihet.

https://www.youtube.com/watch?v=umDMuWZU2Qc&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)