Soni Malaj zbulon raportin që ka me ish-bashkëshortin

  • G.g /
  • 10 May 2022 - 10:45
Soni Malaj zbulon raportin që ka me ish-bashkëshortin

Këngëtarja e njohur, Soni Malaj ishte e ftuar mbrëmë në programin “Në kurthin e Piter Panit” ku u intervistua nga gazetarët e vegjël. Ajo iu përgjigj disa pyetjeve mjaft pikante dhe interesante të fëmijëve.

Teksa foli për karrierën e saj si dhe për jetën personale, Soni u ndal dhe te marrëdhënia që ka tashmë me ish-bashkëshortin e saj, balerinin Mirko Luccarelli.

Madje, ishte njëri nga fëmijët që e pyeti Soni se si ishte marrëdhënie e saj me ish-bashkëshortin.

Por a e ka ajo shok babain e vajzës?

Ja si u përgjigj këngëtarja e njohur, Soni Malaj:

“Me babain e vajzës sime nuk jetojmë në një shtëpi, por për lumturinë e Anës ne jemi shokë, bashkëpunojmë me njëri-tjetrin, për surpriza të ndryshme për Anën, për lumturinë e Anës. E vëmë primare lumturinë e Anës, pavarësisht që nuk jetojmë me njëri-tjetrin dhe mendoj që kështu duhet të jetë edhe për çiftet, mamin dhe babin që nuk jetojnë në të njëjtën shtëpi kur kanë fëmijë. Është shumë mirë që të kenë një gjuhë të përbashkët dhe të merren vesh për lumturinë e fëmijës”.

Kujtojmë që Soni dhe Mirko u njohën gjatë spektaklit të njohur “Dancing with the stars Albania”, ku këngëtarja ishte konkurrente asokohe.

(Kosova Sot Online)