Aurela Gace dhe Eli Fara pas 25 viteve mike vijnë me bashkëpunim
Këngëtarja shumë e dashur për publikun Aurela Gaçe ka ditur gjithmonë si të sjellë projekte të bukura muzikore.
Gjithmonë energjike dhe me një pasion të madh për muzikën Aurela ka arritur të fitojë zemrat e shumë shqiptarëve të cilët e ndjekin dhe e duan muzikën e saj.
Ajo gjithashtu njihet për humorin apo intervistat e saj shumë spontane që e bëjnë atë një njeri të thjeshtë dhe shumë miqësor në sytë e publikut.
Së fundmi këngëtarja ka realizuar projektin e saj të fundit muzikor në bashkëpunim me këngëtaren po ashtu shumë të suksesshme Eli Fara.
Një tekst i realizuar nga kantautorja Rozana Radi e cila di si të sjellë gjithmonë tekste shumë të bukura, sidomos kur bëhet fjala për balada apo këngë të ndjera.
Kënga titullohet “Babi im” një këngë mjaft e ndjerë e cila përshkruan figurën e babait në sytë e vajzës.
(Kosova Sot Online)