![Gjesti në lot pasi takon motrën dhe vëllain e tij në 'Big Brother Albania Vip'](/uploads/kosova-sot/images/2025/February/15/200x200_gjesti_me_motren_e_vellain1739658991.jpg)
Dua Lipa dhe Rita Ora do të performojnë në kryeqytet
![Dua Lipa dhe Rita Ora do të performojnë në kryeqytet](/uploads/kosova-sot/images/2022/May/22/auto_rita_dua1653234733.jpg)
Rita Ora dhe Dua Lipa do të performojnë në Tiranë brenda këtij viti dhe këtë e zbuloi Erion Veliaj.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se pas finales së ‘Conference League’, kryeqyteti do të fillojë përgatitjet për të pritur dy koncertet e mëdha të këngëtareve shqiptare.
Veliaj u shpreh se: “Të gjithë duhet të gëzohemi kur Tiranës i vijnë aktivitete të tilla të mëdha. Me të mbyllur finale e 25 Majit, do të fillojmë përgatitjet për koncertin e madh të Rita Orës në fund të pushimeve, dhe të Dua Lipës pranë festave të fundvitit. Duam që Tirana të jetojë çdo ditë”.
(Kosova Sot Online)