Lexoni edhe:
Kejvina gjoksin më të bardhë sesa flokët
Çifti Robin dhe Marigona Krasniqi, të cilët bënë publike lidhjen e tyre vetëm pak muaj më parë, kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në Gjermani, ndërsa kanë zhvilluar edhe një dasmë madhështore.
Ata kanë dhënë intervistën e tyre të parë si çift, ku kanë zbuluar më shumë rreth marrëdhënies së tyre, fëmijës së parë dhe dasmës madhështore. Boksieri rrëfeu momentet e para kur ka marrë vesh lajmin se do të bëhet baba, duke e përshkruar si ditën më të bukur të jetës.
Kejvina gjoksin më të bardhë sesa flokëtLexoni edhe:
“Ishte shumë e vështirë ta besoja. Por ishte dita më e mirë jetës time, ishte një ëndërr që të bëhem prind. Ka qenë dhurata dhe mesazhi më i mirë i jetës time.”- tha ai i ftuar në “Në Kurthin e Piter Pan.”
Nga ana tjetër Marigona foli për gjininë e fëmijës, duke bërë të ditur se janë në pritje të një djali.
“E kemi zbuluar në ditën e dasmës, kemi duruar për 5 muaj. Çdo herë kam insistuar të shoh gjininë, por kisha bërë premtim dhe e kam përbajtur. Ne po presim një djalë.”- tha ajo.
Çifti rrëfyen edhe fillimet e lidhjes së tyre, ku Robini theksoi se i është dashur shumë punë të fitojë zemrën e Marigonës.
Marigona Krasniqi: Ne jemi njohur 6 vite ndoshta edhe më shumë, si figura. Kemi pasur një raport miqësor edhe pjesa tjetër është insistimi i Robinit.
Robin Krasniqi: Jam shumë i lumtur që jam sot me Marigonën dhe po krijojmë një familje. Është dashur shumë kohë që ta bind, me disa sakrifica i kam treguar realitetin edhe lidhjen serioze.
Marigona Krasniqi: (Për propozimin për martesë) Fillimisht i thashë më duhet kohë, më duhet të të njoh më tepër.
Robin Krasniqi: Kjo më tha më duhen edhe 5 vite të të njoh dhe unë i thashë edhe 5 vite do të kishim tre fëmijë.
Një fëmijë i “Piter Pan” ishte kureshtar se “Kush është bossi” në familjen Krasniqi.
“Në shumicën e rasteve jam unë.”– u shpreh Marigona.
(Kosova Sot Online)