![Rita Ora: 'Urime Ditën e Pavarësisë Kosova ime'](/uploads/kosova-sot/images/2024/December/03/200x200_Rita_Ora1733236613.jpg)
Tayna dhe reperi i njohur kosovar publikojnë foto nga i njëjti vend
![Tayna dhe reperi i njohur kosovar publikojnë foto nga i njëjti vend](/uploads/kosova-sot/images/2022/May/31/auto_tayna_61214839_2188213107960736_146067699786315214_n-e1558958389878-600x3601653987159.jpg)
Këngëtarja, Doruntina Shala e njohur me emrin artistik si “Tayna” ka qenë e përfolur së fundmi në media rozë për një lidhje të mundshme.
Nëpër rrjete sociale u publikua një fotografi e këngëtares pranë një personi ‘misterioz’ në Zvicër, gjë për të cilën reagoi vetë Tayna duke i mohuar këto zëra.
Pas kësaj, ajo mbrëmë ka publikuar në rrjetin social “Instagram” disa pamje nga Cappadocia, e që pamje nga i njëjti vend publikoi edhe reperi i njohur, Gramoz Aliu – Mozzik.
“Express Rozë” nga burimet merr vesh se dyshja janë duke xhiruar një pjesë të videoklipit që pritet të lansohet në javët në vazhdim.
(Kosova Sot Online)