Kida pagoi 86 mijë euro vetëm për një veshje!
Padyshim se të gjithë artistët përkujdesen që veshjet e tyre të jenë sa më ekstravagante.
Kjo i shtyn më pas që të shpenzojnë mijëra euro për të kompletuar një veshje.
Kida bën pjesë në grupin e këngëtareve që shpenzojnë jashtëzakonisht shumë.
Me stil dhe asnjëherë në gardërobë të njëjtë, Kida, e dëshmoi edhe këtë herë se është mjaft luksoze.
Veshja e saj e fundit ku u shfaq në të verdhë kap vlerën plotë 86 mijë euro.
Këtë e zbuloi faqja e njohur “ShqipClosed”, e cila ka postuar çmimin edhe të veshmbathjeve si dhe aksesorëve që arriti shifrën e lartpërmendur.
(Kosova Sot Online)