Nora po ndihet super tërheqëse
Këngëtarja Nora Istrefi ka postuar një fotografi në jelek teksa ka pasur edhe diçka për të thënë
Këngëtarja kosovare ka kohë që është beqare në lidhje, së paku zyrtarisht, teksa është shumë e ngurtë sa i përket shpalosjes së jetës së saj private për mediat.
Por, gjatë vikendit ajo ka postuar një set fotografish në Instagram e ku ka pasur një përshkrim interesant për to.
“Seksi më bën ta ndiejë trupin tim”, ka shkruar poshtë fotografive në gjuhën angleze Nora.
Kujtojmë se Nora i dha fund lidhjes së saj me Robert Berishën para 5 viteve.
Teksa Roberti ka vazhduar jetën e tij dhe tani është në lidhje me modelen Laureta Maqedonci, Nora ende nuk ka treguar për ndonjë lidhje të saj të re.
Kujtojmë se çifti kanë një vajzë nga martesa e tyre, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Renee.
(Kosova Sot Online)