Ky është rrëfimi prekës i gruas së Dr.Florit për djalin e tyre (Foto)

  • 27 December 2015 - 19:36
Ky është rrëfimi prekës i gruas së Dr.Florit për djalin e tyre (Foto)

Vdekja tragjike e Dr.Florit, që ndodhi një vit më parë, ka lënë të pikëlluar familjen, miqtë e shumë bashkëpunëtorë të tij.

Por, ata që e ndiejnë më së shumti mungesën e tij, janë gruaja dhe dy fëmijë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

andaj, gruaja e tij shpeshherë shkruan mesazhe prekëse për të.

Por, këtë herë, nëpërmjet Instagramit, Blerina, bashkëshortja e Dr.Florit ka shkruajtur një tregim shumë prekës që ka të bëjë me djalin e çiftit që me sa duket ka lindur me problem.

Më poshtë lexojeni rrëfimin e saj:

Une quhem Daniel Kondi dhe jam vetem 15 muajsh. Babi im mori vesh gjithçka 3 dite perpara se une te nisja rrugetimin tim ne barkun e mamit, madje edhe emrin tim Daniel qe me pelqen kaq shume. Rrugetimi im ishte shume i bukur, siç eshte i te gjitha bebeve! Mami im me shihte shpesh kur une isha tek barku i saj permes ekos…Kisha vetem 3 muaj qe isha krijuar kur mjeku i tha mamit dhe babit se kocka e hundes time nuk dallohej mire dhe une mund te kisha nje kromozom me shume se femijet e tjere…I degjoja tek diskutonin me njeri-tjetrin madje shpesh here edhe qanin…por ata ishin mami e babi im ndaj vendosen qe une te vazhdoja te isha bebja e tyre dhe panvaresisht çdo gjeje do me donin shume.
Diten qe erdha ne jete nuk do ta harroj kurre qe babi me mori ne krahe dhe tha: “Daniel, babi te do shume shume, ti je shume i çmuar per mua!” A nuk kam te drejte te mburrem me babin tim? A nuk kam te drejte te them se ai eshte heroi im? Ai sot nuk jeton me por ja ku jam une qe jetoj per te! Kromozomi im nuk e zvogeloi dashurine e tij per mua, perkundrazi e shtoi edhe ne shume.
Keshtu une erdha ne jete dhe njoha motren time Kaltrinen dhe tani mund te luaj me lodrat e mia, te perplas duart sa here qe me thone “Braaavooo Daniel!”, te kercej kur degjoj kenget e mia te preferuara dhe me kryesorja te degjoj fjalet e bukura te mamit tim e cila me thote shpesh qe jam nje bekim i madh, dhurata me e bukur qe Zoti i dhuroi!

(Kosova Sot)

 

 

Une quhem Daniel Kondi dhe jam vetem 15 muajsh. Babi im mori vesh gjithçka 3 dite perpara se une te nisja rrugetimin tim ne barkun e mamit, madje edhe emrin tim Daniel qe me pelqen kaq shume. Rrugetimi im ishte shume i bukur, siç eshte i te gjitha bebeve! Mami im me shihte shpesh kur une isha tek barku i saj permes ekos...Kisha vetem 3 muaj qe isha krijuar kur mjeku i tha mamit dhe babit se kocka e hundes time nuk dallohej mire dhe une mund te kisha nje kromozom me shume se femijet e tjere...I degjoja tek diskutonin me njeri-tjetrin madje shpesh here edhe qanin...por ata ishin mami e babi im ndaj vendosen qe une te vazhdoja te isha bebja e tyre dhe panvaresisht çdo gjeje do me donin shume. Diten qe erdha ne jete nuk do ta harroj kurre qe babi me mori ne krahe dhe tha: "Daniel, babi te do shume shume, ti je shume i çmuar per mua!" A nuk kam te drejte te mburrem me babin tim? A nuk kam te drejte te them se ai eshte heroi im? Ai sot nuk jeton me por ja ku jam une qe jetoj per te! Kromozomi im nuk e zvogeloi dashurine e tij per mua, perkundrazi e shtoi edhe ne shume. Keshtu une erdha ne jete dhe njoha motren time Kaltrinen dhe tani mund te luaj me lodrat e mia, te perplas duart sa here qe me thone "Braaavooo Daniel!", te kercej kur degjoj kenget e mia te preferuara dhe me kryesorja te degjoj fjalet e bukura te mamit tim e cila me thote shpesh qe jam nje bekim i madh, dhurata me e bukur qe Zoti i dhuroi!

A photo posted by @blerinakondi on