![Gjesti në lot pasi takon motrën dhe vëllain e tij në 'Big Brother Albania Vip'](/uploads/kosova-sot/images/2025/February/15/200x200_gjesti_me_motren_e_vellain1739658991.jpg)
Alban Skënderaj publikon këngën e re “Lamtumirë”
![Alban Skënderaj publikon këngën e re “Lamtumirë”](/uploads/kosova-sot/images/2022/June/11/auto_850x600_Screenshot_9-12-780x43916548802151654945498.png)
Alban Skënderaj ka ardhur me një projekt të ri muzikor.
Këngëtari i njohur shqiptar ka lansuar këngën e re me titullin “Lamtumirë”, të cilën e ka shoqëruar edhe me një klip të veçantë.
Kënga është një bashkëpunim me Avaxus, ndërsa producent i saj është Lorenc Aliaj.
Për tekstin dhe melodinë e projektit është përkujdesur vet kantautori Skënderaj, ndërsa klipi u realizua nga Talelli Production.
Theksojmë që këngëtari gjatë kësaj kohe ka qenë mjaft aktiv me projekte muzikore, vetëm pak ditë më parë Albani lansoi bashkëpunimin me reperin Capital T “Një natë”.
Në anën tjetër ai gjithashtu mbetet i angazhuar edhe me koncerte dhe mbrëmje muzikore.
Teksa “Lamtumirë” tashmë gjendet ën platformat muzikore dhe padyshim do të pritet mirë nga fansat e tij.
https://www.youtube.com/watch?v=tvr3xSeZDe8
(Kosova Sot Online)