Princi Harry rrëzohet nga kali, si është gjendja shëndetësore
Princi Harry është rrëzuar nga kali përpara miqve të tij, teksa kthehej në fushën e polos në Kaliforni pas një vizite në Britani për Jubileun Platinum të Mbretëreshës.
Duka i Sussex-it, 37 vjeç, u përball me një incident në Santa Barbara Polo and Racquet Club, por që fatmirësisht nuk pati lëndime. Gjithashtu skuadra e tij, Los Padres humbi ndeshjen me rezultatin 12-11.
Harry nuk u shfaq shumë i dëshpëruar nga rezultati, pasi në fund të gjithçkaje u shoqërua me nënkampionen e idhullit amerikan Katharine McPhee, 38 vjeç, bashkëshortin e saj kompozitor David Foster, 72 vjeç dhe djalin e tyre të vogël Rennie.
Sipas Daily Mail, Foster, i cili është vetëm një vit më i ri se Princi Charles, është cilësuar nga disa si një ‘baba’ për Harry. Princi dihet se ka një marrëdhënie të tensionuar me të atin dhe vëllain e tij William, pasi ai dhe Meghan u larguan dhe emigruan në SHBA.
(Kosova Sot Online)