Kërkon të rinovojë rezidencën gati 7 milionëshe, Dua Lipa përballet me probleme në Londër
Dua Lipa po përpiqet që të rinovojë shtëpinë e saj por ka hasur në probleme. Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka marrë një “shuplakë” nga vendasit, të cilët ngritën shqetësime për disa nga ndryshimet e propozuara për ndërtesën e saj 6.75 milionë paundëshe në Londër.
Si rezultat, Dua është detyruar të paguajë një shumë të majme në një përpjekje për të bindur këshillin që t’i japë lejen për të bërë ndryshimet. Ajo ka për qëllim që të ndërtojë një bodrum të madh me një pishinë dhe një studio regjistrimi. Thuhet se ajo ka bërë kërkesë që në gusht të vitit të kaluar.
“Dua thjesht dëshiron të fillojë rinovimin sepse është shtëpia e saj e ëndrrave. Ashtu si studion dhe pishinën, ajo planifikon të vendosë një palestër në bodrum. Do të jetë e pabesueshme kur të përfundojë”, thanë burimet “The Sun”.
(Kosova Sot Online)