Pas lajmeve për shtatzëni, reagon vetë Ariana

  • G.g /
  • 17 June 2022 - 10:23
Pas lajmeve për shtatzëni, reagon vetë Ariana

Bashkëshortja e Ermal Fejzullahut, Ariana ka reaguar pas lajmeve se është në pritje të ëmbël, që ditën e djeshme qarkulluan me shpejtësi. Ajo ka publikuar një foto që mesa duket është shkrepur nga shtatzënia e fundit dhe shkruan: “Duke u bazuar te mediat sociale”.

Në këtë mënyrë Ariana ka hedhur poshtë zërat se është në pritje të ëmbël, zëra që nisën nga një foto e publikuar nga blogerja në Instagram ku ajo shfaqej me pizhama para pasqyrës dhe barku i duket paksa më i rrumbullakosur se zakonisht. Kujtojmë që Ariana dhe Ermali janë prindër të katër fëmijëve.

(Kosova Sot Online)