Versioni shqip-gjermanisht i hitit ‘Goc Pejane’ do t’iu bëjë të kërceni këtë verë
Kënga ikonike shqiptare, “Goc Pejane” e kënduar vite më parë nga artisti Bedri Islami, është ri-sjellë në versionin më të veçantë këtë verë.
Dy reperat shqiptarë, 2Ton dhe Belah kanë publikuar bashkëpunimin e tyre që është pikërisht një remake i kësaj kënge.
E veçanta është që artistët kanë zgjedhur ta sjellin në dy gjuhë: shqip dhe gjermanisht. Reperi Belah prej vitesh jeton në atë shtet e kjo duket se ka qenë një ndër arsyet.
Ritmike dhe plot ngjyra, kjo këngë me siguri do të na shoqërojë në ditët e nxehta verore.
Ne na vjen mirë që në Shqipëri herë pas here artistët vendosin të rikthejnë në vëmendje këngë me vlera të tilla të repertorit vendas.
(Kosova Sot Online)