![Gjesti në lot pasi takon motrën dhe vëllain e tij në 'Big Brother Albania Vip'](/uploads/kosova-sot/images/2025/February/15/200x200_gjesti_me_motren_e_vellain1739658991.jpg)
Rita Ora më elegante se asnjëherë në daljen e fundit
![Rita Ora më elegante se asnjëherë në daljen e fundit](/uploads/kosova-sot/images/2022/June/22/auto_rita-ora-31655887562.jpg)
Rita Ora di si të jetë qendra e vëmendjes në të gjitha daljet e saj publike.
Dhe kështu ka ndodhur edhe së fundmi. Rita Ora u sigurua që të gjithë sytë do të ishin tek ajo, teksa u vesh me një fustan mjaft elegant për të performuar në një event të Cartier në Madrid të hënën.
Këngëtarja me origjinë shqiptare ka shndritur në një fustan ngjyrë rozë që i nxirrte në pah format e saj. Pjesa e sipërme e fustanit i tregonte dekoltenë e saj ndërsa binte në sy edhe beli i saj perfekt.
Fustani kishte një të çarë në pjesën e këmbëve, dhe këngëtarja e kishte kombinuar me një palë taka ngjyrë të zeza. Rita kompletoi pamjen me një buzëkuq që përputhej me ngjyrën e fustanit magjepsës.
(Kosova Sot Online)