![Rita Ora: 'Urime Ditën e Pavarësisë Kosova ime'](/uploads/kosova-sot/images/2024/December/03/200x200_Rita_Ora1733236613.jpg)
Pas mosmarveshjeve me Dafinën, Tayna sjell një tjetër version të këngës ‘Bye Bye’
![Pas mosmarveshjeve me Dafinën, Tayna sjell një tjetër version të këngës ‘Bye Bye’](/uploads/kosova-sot/images/2022/June/23/auto_850x600_-800-0-287847423-805010014214342-3376942731016676415-n-88716559681461655974033.jpg)
Dy vite më parë Tayna dhe Dafina Zeqiri sollën bashkëpunimin e tyre të parë me titull “Bye Bye”.
Duket se pas këtij projekti, raporti shoqëror mes vajzave do të merrte fund.
Edhe pse arsyet nuk u bënë asnjëherë të qarta, artistet shkëputën çdo kontakt.
Por pavarësisht kësaj krisjeje, të dyja vajzat vazhdojnë ta këndojnë këngën në koncertet e tyre. Por Tayna në një version pak më ndryshe.
Në një nga koncertet e saj të fundit, teksa këndon bashkëpunimin me Dafinën, Tayna as nuk preferon ta përmendi emrin e saj në këngë.
Vargun e njohur: “Bashk na kur vina, kërkush mo veç Tayna e Dafina”, ajo e ka shndërruar në: “Kërkush mo, veç Tayna e Doruntina”. Doruntina është emri i vërtetë i artistes.
Nga ana tjetër deri në këto momente, Dafina ka preferuar që këngën ta sjellë në versionin origjinal.
(Kosova Sot Online)