Me këmbë përpjetë e duke e puthur Gjikon, Elita realizon fotografinë e vitit
Elita Rudi, është moderatorja e njohur që bëri bujë të madhe me lidhjen e saj me reperin, Gjiko.
Lidhja e saj u komentua aq shumë, saqë Elita pothuajse ishte çdo ditë pjesë e mediave rozë.
Dashuria e tyre u forcua, kur në jetë erdhën dy fëmijët e tyre, Zëri dhe Bota.
Krahas kujdesit për dy fëmijët e saj, Elita shfaqet shumë aktive edhe në rrjetet sociale.
Ajo ditëlindjen e 29-të po e kalon në pushime luksoze në Turqi me burrin e saj Gjikon.
Nga atje ajo ka sjell një imazh goxha interesant. Me këmbë përpjetë e duke e puthur Gjikon, Elita njofton se po e feston ditëlindjen e 29-të.
E për ta realizua këtë imazh, Elita duket se është djersitur goxha.
(Kosova Sot Online)