
Gjiko aq i dhënë pas Elitës: Sfidat e jetës shkojnë e vijnë, e ty të kam gjithmonë në krahun tim

Fjalët më të mira të mundshme u thanë dje nga reperi Gjiko drejtuar gruas së tij Elita Rudi dhe pikërisht në ditëlindjen e saj.
Përmes imazheve të shumta nga Turqia, ku edhe po kalojnë pushimet, Gjiko tregoi se sa romantik dhe protektiv është ndaj njeriut që po e ndan jetën.
Reperi pejan tregoi se Elita qëndron gjithnjë në krahun e tij, pavarësisht sfidave të jetës.
“Sfidat e jetës shkojnë e vijnë e ty të kam gjithmonë në krahun tim”, shkroi ai.
“Urime ditëlindja dashuri të paçim gjithmonë”, vijon postimi.
Gjiko dhe Elita kaherë janë të martuar dhe kanë dy fëmijë: Zërin dhe Botën.
(Kosova Sot Online)