‘Diva’ tani vishet me dallamë, thjeshtë mahnitëse

  • G.g /
  • 01 July 2022 - 12:58
‘Diva’ tani vishet me dallamë, thjeshtë mahnitëse

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina ismaili, ditë më parë mori vëmendjen e shumë prej ndjekësve të saj në rrjetet sociale, duke u shfaqur më ndryshe se zakonisht.

Ajo pozoi me veshje tradicionale shqiptare dhe duket se një gjë të tillë ka vendosur ta bëjë sërish, në një set të ri fotografish që i ka publikuar për fansat e saj në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Në imazhet e reja, Ismaili shihet e veshur me fustanellë të bardhë dhe jelekun tradicioanl të quajtur “dallamë” në zhargonin popullore.

Pëlqimet dhe komentet që ka marrë nga ndjekësit kanë qenë të shumta, shumica prej të cilave kanë qenë komplimente për dukjen e saj. 

(Kosova Sot Online)