
Pas dy viteve në “arrati”, Rita Ora dhe partneri i saj marrin vendimin e papritur

Rita Ora është një nga emrat më të njohur në industrinë botërore të muzikës.
Këngëtarja me origjinë shqiptare pas dy vitesh, është rikthyer të jetojë në Britaninë e Madhe. Që pas fejesës, ylli i muzikës dhe partneri i saj, Taika Waititi janë fotografuar teksa po transferoheshin në rezidencën e tyre në Londër. Dyshja dukej shumë sportive, teksa Rita mbnte veshur një krop dhe një palë streçe të zeza, ndërsa Taika një t-shirt të bardhë dhe një xhaketë xhins.
Një kalimtar që i pa ata tha për the Sun: “Është e pazakontë të shohësh Ritën në lagje këto ditë – ajo bleu shtëpinë, por u largua nga vendi pothuajse menjëherë më pas dhe mezi ka kaluar kohë atje”.
“Por ata po blinin gjëra dhe po ngarkonin disa të tjera dhe është e qartë se ky do të jetë vendi ku ata e quajnë shtëpi, të paktën për një kohë”.
“Ata janë një çift shumë shëtitës, dhe kanë shtëpi në të gjithë vendin, por dukej sikur kjo ishte një lëvizje mjaft e përhershme duke parë sjelljen e tyre”, shtoi burimi.
Ju kujtojmë që mediat e huaja raportojnë se Rita dhe i dashuri i saj Taika po planifikojnë një ceremoni martese private, teksa tanimë janë fejuar. Vetë ata nuk kanë pohuar e as mohuar asgjë. Një mik i tyre i tha ‘The Sun’: ‘Ata nuk janë duke bërë një gjë të madhe spektakolare. Ata janë të dashuruar dhe vendosën se është koha e duhur për të zyrtarizuar marrëdhënien e tyre. Ata nuk mund të ishin më të lumtur.’
Dyshja janë bashkë që nga marsi i vitit 2021, pasi Rita u takua me regjisorin Taika në Australi. Taika ka qenë i martuar më parë me producenten e filmit Chelsea Winstanley, por dyshja besohet se janë ndarë në heshtje në vitin 2018. Ata kanë dy vajza: Te Hinekāhu, dhjetë vjeç dhe Matewa Kiritapu, gjashtë vjeç.
(Kosova Sot Online)