Capital T, Anxhela Peristeri dhe Mandi thyejnë rekorde
Një bashkëpunim që askush s’e priste dhe habiti shumicën prej nesh, një miksim këngëtarësh që sollën një prej këngëve më ritmike verore. Capital T, Anxhela Peristeri dhe Mandi Nishtullës bashkuan forcat për “Habibi”, që në fakt po bën namin!
Ka vetëm pak ditë që është lançuar në Youtube, por ky projektin i ri ka thyer rekorde që 24 orët e para.
Brenda 24 orëve, “Habibi” arriti 2.5 milionë klikime në platformë, njerëzit nisën ta shpërndajnë kudo, dëgjohej nëpër kafe, clube dhe makina në rrugë.
Tashmë, bashkëpunimi i ka kaluar 3.7 milionë klikime dhe është kthyer gjithashtu në trend në Tik Tok.
Komplimentat janë të shumta, ndërsa shumë fansa në komente shprehen se “Habibi” ka gjasa t’i zërë vendin këngës “Të ka lali shpirt”, që ka bërë namin prej vitesh dhe ka zënë vendet e para.
Kënga e cila u publikua në janar të vitit 2013, është konsideruar hit dhe në YouTube ka kaluar shifrën e 650 milionë klikimeve.
Ky bashkëpunim erdhi mes Silva Gunbardhit, partnerit të saj Dafit dhe Mandi Nishtullës.
Mirëpo, pas suksesit të jashtëzakonshëm marrëdhëniet mes çiftit dhe Mandit u prishën, ndërsa shkak për këtë sipas Mandit u bënë fitimet e klipit.
Megjithatë, nëpërmjet seancave të ndërmjetësimit palët arritën të gjejnë gjuhën e përbashkët.
(Kosova Sot Online)