
Pavarësisht kritikave, Sara e Ledrit e bëri një gjest të bukur për ishin e burrit

Sara Hoxha, partnerja e Ledri Vulës me të cilin ka një vajzë, është “kryqëzuar” në rrjet nga shumica e fansave të çiftit për faktin që ka takuar ish-in e partnerit, Dua Lipën.
Ata shkrepën të gjithë një foto së bashku, teksa Dua u njoh edhe me të voglën Poem. E shkuara i përket të shkuarës, por për publikun është e vështirë të kuptohet kjo pjesë.
Vetë Sara ka rrëfyer se nuk e ka aspak problem që ajo dhe Ledri të takohen me Duan, madje i pëlqen që ish-i i partnerit ka qenë Dua Lipa dhe jo dikush tjetër.
Mbrëmë, Ledri ka performuar në “Sunny Hill Festival” dhe gjithashtu Sara ishte e pranishme. Madje, ajo ka bërë gjestin e bukur për Duan, pavarësisht kritikave.
Ajo ka shkrepur një foto të këngëtares teksa performonte në skenë dhe dukej si diva në ekranin gjigant, duke e ndarë imazhin në InstaStory.
Me siguri Sara e di që do të kritikohet sërish, por nuk i intereson.
“Do doja shumë që të kishin një bashkëpunim bashkë. Kur e takova vjet nuk ishte sikur po takoja Dua Lipën një superstar. Ishte shumë njeri me këmbë në tokë, ajo dhe familja e saj”- është shprehur Sara më herët gjatë një interviste.
(Kosova Sot Online)