Për Alban Ramosajn, ky këngëtar duhet të na përfaqësojë në “Eurovision”

  • G.g /
  • 06 August 2022 - 14:10
Për Alban Ramosajn, ky këngëtar duhet të na përfaqësojë në “Eurovision”

Alban Ramosaj nuk u nda mirë me kompeticionin e këtij viti të “Festivalit të Këngës”. Këngëtari ende vazhdon të pyetet nga ndjekësat në lidhje me këtë çështje.

E tillë ka qenë edhe pyetja e funditi e cila ju drejtua Albanit në një Q&A të organizuar në profilin e tij në Instagram. Edhe pse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë ndjekësja e ka ngacmuar duke e pyetur se cilin prej këngëtarëve do donte të shihte pjesë të Eurovision-it.

“Yll Limani 24/7”, është përgjigjur Albani duke i bërë tag Yllit.

Kujtojmë se pas eksperiencës së hidhur me kompeticionin e këtij viti Albani vendosi disa kushte, që duhet të plotësohen në mënyrë që ai të marrë pjesë sërish në festivalin e vitit të adhshëm.

Albani ka risjellë në vëmendje deklaratat e Agim Doçit pasi tha se do të marrë pjesë në festival vetëm nëse do të ndodhin ndryshime tek sistemi i përzgjedhjes.

“A do të marr pjesë prapë unë edhe në festival të dhjetorit? Nëse ndërrohet sistemi i përzgjedhjes, nëse nuk ka racizëm edhe komunistë në juri, absolutisht që po. Nëse vazhdon siç është nuk e mendoj”, tha Albani për “Mirage.”

Agim Doçi, poet, autor këngësh dhe anëtar jurie në zgjedhjen e këngës përfaqësuese për ‘Eurovision’, foli negativisht për këngën e Alban Ramosajt “Theje”.

“Kur më thoshte njeri pse nuk ja dhatë Ramosajt. Ramosaj si shqiptar i Kosovës le të konkurojë në Eurovizion për Republikën e Kosovës. Europa tallet edhe me Kosovën edhe me ne, sepse une nuk mund të coj një këngë që ishte parodi për estradën e Tiranës si ekipi i 5 vetave norvegjez, jepi ujkut një banane. Këto të Kosovës kanë përfituar nga një komision hallexhinjsh që jua pranon këngët”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)