![Gjesti në lot pasi takon motrën dhe vëllain e tij në 'Big Brother Albania Vip'](/uploads/kosova-sot/images/2025/February/15/200x200_gjesti_me_motren_e_vellain1739658991.jpg)
Momenti kur i gjithë publiku këndon një zëri këngën e MC Kreshës dhe Lyrical Son’it
![Momenti kur i gjithë publiku këndon një zëri këngën e MC Kreshës dhe Lyrical Son’it](/uploads/kosova-sot/images/2022/August/09/auto_Screenshot_10-2-1-600x3601660036918.png)
Të dielën përfundoi festivali “Sunny Hill” që u mbajt në Parkun e Gërmisë, gjatë katër ditëve në Prishtinë performuan artistët më me zë për momentin.
Në natën e tretë të ftuar ishin grupi “PINT”, ku reperët MC Kresha dhe Lyrical Son para se të niste kënga “Semafori” u shprehen se në festivalin e kaluar kishin bërë një gabim duke mos i lenë të këndojnë publikun këngën e tyre të preferuar.
Në momentin që u dëgjua në sfond tingujt e parë të këngës “Semafori”, publiku filloi të brohoriste e më pas duke e kënduar të gjithë një zëri këtë këngë.
Nga ky moment janë publikuar disa video nëpër rrjete sociale të cilat tashmë janë bërë virale, e së fundmi një video nga një kënd tjetër e ka publikuar edhe faqja zyrtare e grupit “PINT”.
(Kosova Sot Online)