Kim Kardashian duket e mahnitshme në fotot e reja të SKIMS
Kim Kardashian nuk duket se po qan për ndarjen e saj të fundit nga i dashuri për nëntë muaj, Pete Davidson.
Të martën, diva 41-vjeçare dukej e sigurt, teksa modelonte një pamje të re neoni të gjelbër nga marka e saj SKIMS.
Ylli mbajti flokët e saj në ngjyrë bionde, ndërsa ishte shtrirë në anën e saj, duke shfrytëzuar maksimalisht belin e saj të vogël dhe krahët e skalitur. Ajo është parë edhe me një trupore të kaltër dhe të bardhë.
Ndërkohë, komediani 28-vjeçar thuhet se është ‘i mërzitur’ për ndarjen e tij nga Kim dhe dëshiron të fokusohet ‘te e ardhmja’.
E shpalli të vdekur - Pete Davidsonit i është dashur të kërkojë terapi pas ngacmimeve të vazhdueshme nga Kanye West
Një burim i tha Entertainment Tonight: “Pete është i mërzitur që gjërat nuk funksionuan me Kim, por ai është i fokusuar në të ardhmen për sa i përket karrierës dhe jetës së tij personale”.
“Kim ende e adhuron Pete dhe do të jetë gjithmonë mike me të. Ajo ende mendon se ai është djali më i këndshëm dhe më i ëmbël në botë dhe nuk ka asnjë dramë apo ndonjë gjë të çuditshme mes tyre tani”, thanë disa burime.
(Kosova Sot Online)