Zbulohen detaje/ Krejt çka dihet për “Eurovision 2023”
Së shpejti do të merret vesh se në cilin qytet në Mbretërinë e Bashkuar do të mbahet Festivali i këngës, “Eurovision 2023”.
Ky festival do të zgjidhet në një proces me dy faza, pasi u vendos që kjo ngjarje e madhe nuk do të mbahet në Ukrainë si pasojë e pushtimit rus.
BBC e cila transmeton konkursin në MB të bëjë përzgjedhjen së bashku me EBU.
Kur do të shpallet lista e Eurovisionit?
Lista e ngushtë e Eurovision 2023 do të shpallet të premten, me 12 gusht dhe do të jetë pjesë e programit të mëngjesit të BBC Radio 2. Program do të nis nga ora 06:30 deri në 09:30.
Glasgow Eurovision 2023
Glasgow ka konfirmuar një ofertë për Eurovision.
Këshilli deklaroi se Glasgow ka plotësuar të gjitha kërkesat teknike për ngjarjen e cila mund të vlejë më shumë se 20 milionë paund.
Shfaqjet që përfshijnë Celine Dion, Magic Mike, André Rieu dhe Elton John do të duhet të riorganizohen nga Glasgow gjatë periudhës gjashtë deri në tetë javë.
Eurovision Aberdeen 2023
Aberdeen ka deklaruar se ata do të konkurrojnë për Eurovision me qytetin që shpresojnë se do të jenë në listën e ngushtë.
Një zëdhënës i këshillit tha: “Ne ishim të zhgënjyer kur mësuam se Eurovision 2023 nuk mund të zhvillohet në Ukrainë.
Kush është tërhequr nga organizimi i Eurovision 2023?
Të mërkurën, Këshilli i Cardiff-it, Qeveria e Uellsit dhe Stadiumi i Principatës kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët duke njoftuar se kanë eksploruar mundësinë e sjellës së këngës në kryeqytetin e Uellsit por nuk do të vazhdojnë për shkak të kompleksitetit të organizimit të ngjarjes”.
Shumë qytete të tjera në Angli kanë shprehur interesin e tyre për të hyrë në tender, duke përfshirë Londrën, Mançesterin, Leedsin, Birminghamin, Liverpoolin dhe Brightonin
(Kosova Sot Online)