![Gjesti në lot pasi takon motrën dhe vëllain e tij në 'Big Brother Albania Vip'](/uploads/kosova-sot/images/2025/February/15/200x200_gjesti_me_motren_e_vellain1739658991.jpg)
Pas thumbave, Elvana Gjata i përgjigjet Dafina Zeqirit
![Pas thumbave, Elvana Gjata i përgjigjet Dafina Zeqirit](/uploads/kosova-sot/images/2022/August/12/auto_elvana-dafinaa1660308093.jpg)
Elvana Gjata i përgjigjet Dafina Zeqirit pas thumbave.
Elvana Gjata duket se i është përgjigjur Dafina Zeqirit pa shumë zhurmë dhe në një mënyrë ‘fine’ pasi ajo e ironizoi në rrjetet sociale, detaji që ndoshta mund t’ju ketë shpëtuar ‘fshihet’ në një nga postimet e saj në Instagram.
Elvana ka ndarë një foto në Instastory të cilën e ka shoqëruar me këngën e saj me titull ‘Xheloz’.
Kënga flet për një xhelozi në çift por në vargjet e saj thuhet: “Ti mos u bëj xheloz për mu, se ky maraz ka me t’shkallu”, që e bëjnë atë jo detyrimisht një këngë vetëm për lidhje dashurie por edhe për njerëzit ‘xhelozë’, për më tepër përdorimi i kësaj kënge në një moment të tillë nuk besojmë se është rastësor.
“Pandemi tallavaje në industrinë muzikore, sa e sikletshme”. -shkroi Dafina pak ditë më parë në një status në rrjetet sociale, më pas postoi një tjetër, ku shkroi: “Po flisja për performancat live. Unë këndoj vetëm këngët e mia”.
(Kosova Sot Online)