Ndahen Rina Balaj dhe Sin Boy?

  • G.g /
  • 28 August 2022 - 23:18
Ndahen Rina Balaj dhe Sin Boy?

Këngëtarja e njohur Rina Balaj është një ndër artistet më aktive në rrjetet sociale. Ajo është kaq e dashur për publikun dhe shpeshherë poston foto e video në rrjete sociale.

Mirëpo së fundmi dyshimet për një ndarje mes saj dhe Sin Boy janë rritur. Përse?

Dyshja nuk ndiqen më në rrjete sociale dhe nuk kanë postuar foto së bashku.

C’po ndodh mes tyre? Ende nuk ka një reagim nga dy këngëtarët e njohur.

Më herët, Rina na bëri lëmsh me videot që ka postuar në Instagram.

Rina shfaqet me macen e saj që e kishte vendosur te barku. Menjëherë, qarkulluan aludime për shtatzëninë e saj.

Jo vetëm kaq por këngëtarja ka postuar edhe mesazhe nga ndjekësit e saj.

“Ne themi se kur një mace e bënë këtë me këmbët e saj në bark do të thotë se je shtatzënë”.

Mirëpo, Rina ka publikuar një tjetër ‘story’, ku hedh poshtë të gjitha aludimet për shtatzëni.

“Rina shtatzënë për herë të parë”, akoma nuk ka ndryshuar ky titull që katër vjet”– shkroi Rina.

Rina vijon të jetë mjaft e komentuar! Këngëtarja shpeshherë flet edhe për “komplekset” e saj të cilat i ndan me publikun dhe nuk ka asnjë problem të fshehë celulitin.

(Kosova Sot Online)