Sarah Berisha dhe Dj PM drejt konsolidimit të lidhjes?! Dedikimi i rrallë i blogeres thotë shumëçka
Për një gjë biem dakord të gjithë! Sarah Berisha dhe Pajtim Krasniqi (Dj Pm) janë kthyer në një nga çiftet më të pëlqyer në rrjet.
Dyshja arritën ta zhvillonin romancën e nisur në Big Brother Vip, dhe sot duken më të dashuruar se kurrë.
Fansat e blogeres dhe dj mezi presin një foto ose dedikim të tyre në rrjetet sociale, ndonëse këto të fundit nuk kanë mungur prej fillimit.
Së fundmi, Sarah ka ndarë në Instagramin e saj një foto nga “Sunny Hill Festival” ku duket së bashku me partnerin e saj. Më i veçantë se imazhi është dedikimi i bërë nga blogerja për Pajtimin. “Shoku i jetës”- shkruan Sarah krahas postimit.
Sakaq kujtojmë që ky dedikim vjen pasi blogerja nëpërmjet një bisede virtuale me ndjekësit në Instastory zbuloi se e ka takuar të gjithë familjen e të dashurit të saj, përveç motrës së tij të vogël.
Ndonëse në këtë periudhë lidhja e tyre po zhvillohet në distancë, shkak i angazhimit të PM-it, çifti duken të konsoliduar me njëri-tjetrin.
(Kosova Sot Online)