![Gjesti në lot pasi takon motrën dhe vëllain e tij në 'Big Brother Albania Vip'](/uploads/kosova-sot/images/2025/February/15/200x200_gjesti_me_motren_e_vellain1739658991.jpg)
“Kërkoni vëmendje”, këngëtarja shqiptare kritikon personazhet publike
![“Kërkoni vëmendje”, këngëtarja shqiptare kritikon personazhet publike](/uploads/kosova-sot/images/2022/September/02/auto_640-0-5cdd2933aea301662104961.jpg)
Këngëtarja Zanfina Ismaili ka reaguar lidhur me reagimet e personazheve publikë ndaj rastit të vajzës 11-vjeçare në Prishtinë që u përdhunua nga pesë të rinj.
Ajo kritikon personazhet publikë duke thënë se nëse duan ta ndihmojnë 11-vjeçaren e dhunuar, t’i paguajnë seancat te një mjek psikiatër.
Teksa i cilëson reagimet e tyre si “kërkesë për vëmendje”, Zanfina shprehet: “Lërini tastierat se i shkatërruat! Nëse doni vërtet t’i ofroni ndihmë 11 vjeçares së përdhunuar, paguajini seanca te psikiatrit! Që unë e para po ia paguaj, lërini fjalët dhe kërkimin e vëmendjes për vete.” shkruan Zanfina.
(Kosova Sot Online)