Brenda festës fantastike të ditëlindjes së Luana Vjollcës (Foto)

  • G.g /
  • 02 September 2022 - 12:10
Brenda festës fantastike të ditëlindjes së Luana Vjollcës (Foto)

Prezantuesja Luana Vjollca feston ditëlindjen. Ajo ka mbushur 31 vjeç.

Disa foto e video kanë dalë nga festa fantastike e ditëlindjes së Luanës. Ajo shihet e rrethuar nga familjarët e saj dhe sytë na zunë pikërisht tortën, lulet, shampanjën si dhe fishekzjarrët.

Shikojini më mirë vetë.

Nga ana tjetër, Luana Vjollca është gati t’i rikthehet televizionit. Ajo do të jetë pjesë e “TV Klan”.

Së fundmi, Luana Vjollca ka qenë një nga pjesëmarrëset e protestës për ngjarjen e rëndë që i ndodhi 11-vjeçares në Kosovë, e cila u mbajt prej 7 orësh nga disa persona. E mitura u abuzua nga 5 burra.

Ajo e ka përcjellë mesazhin e saj edhe në rrjetet sociale teksa ka ndarë disa parulla, si duket një projekt që e ka realizuar më parë për “Thuaje”.

“Jo, s’e kam paraprirë, thjesht kam treguar një realitet që fatkeqësisht ndodh kaq shumë e kaq shpesh në këtë vend, u mundova ta parandaloj me aq fuqi sa kam por s’ja dola as unë, sepse duhet të jemi gjithë bashkë per t’ja dalë! #Thuaje mjaft dhunës ndaj vajzave të vogla e të mëdha!!!!”, ka shkruar Luana.

Në postim, një ndjekës i shkruan “Kur do ta kuptosh që nuk bën për muzikë”.

Si duket Luana ka vendosur të reagojë duke i thënë se muzika është mënyra që ka zgjedhur për t’i thënë ato që ka në zemër.

“Kur do ta kuptosh qe eshte menyra ime per ti thene gjerat qe kam ne zemer? Edhe nese ste pelqen ty sic e ke vene re nuk eshte se me plas shume. Do vazhdoj ta bej. Mjaft me kete inat e mllef per cdo gje se prandaj jemi shkaterru si popull se sduam njeri tjetrin!!!!!! Lexo mesazhin mos e degjo muziken!!! Bashkohu ne nisem, behu njeri!”, i është përgjigjur Luana.

(Kosova Sot Online)