Marigona Krasniqi na prezanton me dhomën përrallore të djalit të saj
Modelja Marigona Krasniqi dhe boksieri Robin Krasniqi janë në pritje të fëmijës së parë.
Gjinia e foshnjës është djalë dhe tashmë dyshja kanë kryer të gjitha përgatitjet për djalin e tyre.
Modelja është në muajt e fundit të shtatzënisë teksa po shijon çdo ditë të saj.
Së fundmi përmes një videoje të publikuar në Instastoryn e saj modelja ka zbuluar dhomën e djalit të saj.
“Jemi duke pritur për ty bebja ime”, ka shkruar modelja krahas vidoes në të cilën shihet gjithçka, përfshirë veshjet, janë gati në një ambient shumë të ngrohtë e të punuar me një mjeshtri shumë estetike.
(Kosova Sot Online)