![Gjesti në lot pasi takon motrën dhe vëllain e tij në 'Big Brother Albania Vip'](/uploads/kosova-sot/images/2025/February/15/200x200_gjesti_me_motren_e_vellain1739658991.jpg)
Vjehrrë dhe nuse bëhen bashkë dhe i bëjnë urimin më të bukur Sabri Fejzullahut për ditëlindje!
![Vjehrrë dhe nuse bëhen bashkë dhe i bëjnë urimin më të bukur Sabri Fejzullahut për ditëlindje!](/uploads/kosova-sot/images/2022/September/16/auto_ipiccy_image-51663330381.jpg)
Ai është një figurë e njohur jo vetëm nga brezi i prindërve tanë, por edhe për ne mbetet një artist i dashur.
Bëhet fjalë për Sabri Fejzullahun, i cili sot feston ditëlindjen e tij. Ndonëse duket si “djalë i ri” besojeni ose jo, këngëtari sot mbush plotë 75 vjeç.
Vitet kanë ecur, ndonëse pa frikë mund të themi që Sabriu nuk i reflekton aspak në paraqitjen e tij.
Në këtë ditë të veçantë për këngëtarin e njohur nuk ka munguar edhe një urim i ngrohtë nga partnerja e tij, Nera Fejzullahu e cila krahas një fotoje të këndshme me bashkëshortin shkruan:
“Ti je gjysma ime më e mirë. Ti që mu gjende pranë në ditët më të vështira të jetës sime. Ti që kurrë nuk më the e ke gabim. Ti që pa ty nuk do të kishte vlerë qënia ime. Gëzuar ditëlindjen zemra ime. Faleminderit që ekziston!”
Përpos bashkëshortes, Sabriu është me fat pasi gëzon të njëjtin respek dhe dashuri edhe nga nusja e djalit të tij, Ariana Fejzullahu. Edhe blogerja në 75-vjetorin e vjehrrit të saj, ka zgjedhur ta urojë publikisht.
“Babush urime ditëlindjen! Të uroj lumturi, dashuri dhe shëndet të plot. Faleminderit për frymëzimin që na jep çdo ditë,”-shkruan Ariana.
Dhe jo vetëm kaq, pas gjithë këtyre fjalëve të bukura, partnerja e Ermalit nuk ka harruar t’i kujtojë edhe “detyrat” e gjyshit, për të mbajtur në fundjavë fëmijët e saj.
“Mos harroni të merrni nipërit dhe mbesat për fundjavë,”-përfundon Ariana Fejzullahu.
(Kosova Sot Online)