Këngës rrëqethëse të Mozzik për Hanën nuk i rezistoi dot as Arbana Osmani, ja reagimi i saj

  • E.k /
  • 23 September 2022 - 12:31
Këngës rrëqethëse të Mozzik për Hanën nuk i rezistoi dot as Arbana Osmani, ja reagimi i saj

Sapo hyri mesnata, Mozzik lançoi projektin e tij “Të dua”, për të cilin kishte ditë që na paralajmëronte.

Në rrjete sociale ai pyeste vazhdimisht “A i keni thënë dikujt ‘Të dua’ sot?”. Të gjithë menduam se reperi po sillte një baladë, që i dedikohej një dashurie të re apo një dashurie të humbur.

Megjithatë, mbrëmë u surprizuam të gjithë kur mësuam se në fakt ky projekt i dedikohej vajzës së reperit, Hanës.

Në këngë ai shpreh dhimbjen e madhe për largësinë nga e bija, që tashmë ka nisur t’i bëjë pyetje që e vënë në siklet si “Pse s’po vjen të flesh me mua dhe mamin?”.

Mozzik ka dashur t’i shpjegojë të bijës nëpërmjet këngës arsyet e mungesës së tij, ndërsa fajëson dhe Loredanën për ndarjen e tyre, pa dashur të tregojë më shumë.

Këngës rrëqethëse nuk i ka rezistuar dot as Arbana Osmani, që si nënë e tre fëmijëve tashmë, e ka goditur thellë ky projekt. Në InstaStory, Arbana ka ndarë videon e Mozzik, teksa shkruan:

“I mbani dot lotët?”

Në fakt askush s’i ka mbajtur dot lotët për këtë projekt që është i fundit që i dedikohet Hanës, siç tregoi dhe vetë reperi.

“Hana ime e vogël për momentin e di qe nuk do e kuptosh këtë këngë !
Por besoj qe kur të rritesh edhe pak do e kuptosh !
Dhe kur te bëhesh për ta kuptuar këtë këngë kisha dashur shumë qe mos ta hapim si temë asnjëherë !
Të jetojmë ashtu si na ka ardhur jeta 
Të dua më së shumti në botë 
Babi yt Gramoz Aliu !
Dhe kjo është kënga ime e fundit kur flas për privatesinë time dhe për vajzen time.
Nuk do e perfshijë vajzen time asnjeherë më në textet e mija. #GodKnows“.

(Kosova Sot Online)