Të ndarë apo të bashkuar, Stresi ende e quan Keisin “grua”!
Të ndarë apo të bashkuar, kjo nuk është ende e qartë, megjithatë ajo që dihet është që Stresi ende e quan Keisin “grua” dhe dyshja janë ende të martuar.
Çifti është përfolur jo pak në mediat rozë për raportin e tyre, shpesh për ndarje dhe herë herë për ribashkim, dhe me postimet e tyre në rrjetet sociale ata ia dalin gjithmonë të jenë në qendë të vëmendjes.
Çfarë ka ndodhur së fundmi?
Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj, ka ripostuar në InstaStory një fotot të Keisit. Ajo e kishte publikuar foton në llogarinë e saj personale, duke e shoqëruar me këngën e Stresit “M’ke harru.” Ajo që mori gjithashtu vëmendje përveç faktit se Stresi e ripostoi, është edhe mbishkrimi që ai ka vendosur krahas fotos. “Eh moj grua u rrite”,shkruan Stresi krahas fotos së Keisit.
Vetëm pak javë më parë, Stresi hodhi një thumb të dretpërdrejtë drejt Keisit. Në një intervistë në Instagram, një ndjekës e pyeti Stresin: “A ka goca të mira a s’ka më?”
Përgjigja e reperit ishte e shkurtër, megjithatë la vend për interpretim. Mes të tjerash në përgjigjen e tij, Stresi shkruan se “është mësuar me mendjelehta”, duke ndezur dyshime se ky ‘thumb’ i drejtohet ish-partneres së tij Keisit.
“Normal që ka por nuk i sheh dot do punë puna për goca të mira se ne jemi mësuar me këto mendjelehtat”- shkruhet në përgjigjen e plotë të Stresit, i cili i ka fshirë më pas ‘story-t’
Pas dyshimeve se dyshja janë ribashkuar, Stresi thumboi përsëri ish-in e tij gjatë një interviste .
Kujtojmë gjithashtu se në një inetvistë të dhënë më herët, Keisi ka shprehur se ajo dhe Stresi nuk janë divorcuar ende për shkak të angazhimeve të tyre.
(Kosova Sot Online)