Lexoni edhe:
Pas operimit të hundës Efi bën një tjetër ndryshim në pamje dhe mezi njihet
Pak pasi sqaroi marrëdhënien mes tij dhe Taynës, Marin Sterkaj, i njohur si Don Phenom, ka bërë një deklaratë të fortë për reperen.
Megjithatë, bëhet fjalë për diçka pozitive për Taynan, dhe negativisht për reperët të cilët i ka shënjestruar. Ai foli me superlativa në intervistën e fundit ku u shpreh se Tayna bën rap më mirë se burrat.
Pas operimit të hundës Efi bën një tjetër ndryshim në pamje dhe mezi njihetLexoni edhe:
“Me Taynën kam marrëdhënie shumë të mirë, është nga ato repere që këndon më mirë se burrat”, -tha Don Phenom në “Ditë pas dite”.
Ndërkohë i pyetur përse ka më shumë duete me kolege vajza dhe jo djem, reperi tha: “Ne shkodranëve na shkon më mirë muhabeti me femrat, me të gjitha koleget kam marrëdhënie shumë të mira si me Ronelën edhe me Encën. Nëse unë bëj një bashkëpunim me dikë, duhet të ketë patjetër energji shumë të mirë”.
Ishte viti 2018, kur Doruntina Shala e njohur tashmë nga të gjithë si Tayna debutoi në tregun muzikor shqiptar. Reperja hyri në industrinë tonë muzikore asokohe duke bashkëpunuar me Don Phenom. Dyshja sollën këngën “Columbiana” e cila pati një impakt të madh tek publiku, duke u kthyer në një hit shumë shpejt.
Sot pas katër vitesh kënga numëron 71 milion klikime në platformën Youtube. Sigurisht pas çdo suksesi të madh, ka edhe thashetheme që e shoqërojnë.
U përfol gjatë në rrjet për një sherr midis Don Phenom emri i vërtetë i të cilit është Marin Sterkaj, me Taynën. Deri pak ditë më parë reperët kishin zgjedhur të heshtnin rreth kësaj çështje.
Në një intervistë për “ABC-ja e Mëngjesit” reperi shkodran theu heshtjen, duke folur për herë të parë rreth sherrit të supozuar në rrjetet sociale. Dhe jo, nuk ka një prishje të marrëdhënieve mes bashkëpunëtorëve. Ndër të tjera Don Phenom u shpreh se e ka shoqe dhe gëzon një respekt të madh për Doruntina Shalën (Tayna).
“Unë e dua shumë Taynën dhe e përshëndes. Kemi një marrëdhënie të paparë. Kemi një respekt reciprok, për të dhe krejt stafin e saj. Fansat ose dikush e ka krijuar këtë për klikime. E kam shoqe,”-përfundoi reperi.
(Kosova Sot Online)