“Më shumë ziheshim sesa flisnim”, Bora dhe Donaldi na flasin për herë të parë për ndarjen dhe ribashkimin
Bora Zemani do jetë e ftuar speciale në sezonin e ri të “Më lër të flas”. Binjakët kanë publikuar promon e emisionit që do të nisë më 1 tetor. Nga promo shihet se për herë të parë Donaldi e Bora do të tregojnë historinë e tyre, që nga njohja, ndarja e deri te pajtimi. “Më shumë ziheshim sesa loznim, më shumë ziheshim sesa flisnim. Një fjalë të mirë nuk ja thonim njëri-tjetrit”, ka treguar Donaldi. Të pyetur nga Romeo sesi e rregulluan marrëdhënien Donaldi ka treguar se i shkroi ai i pari.
(Kosova Sot Online)