Lexoni edhe:
Einxhel thotë që ka burrin më të mirë në botë pas sakrificës që bëri Dagz
Këngëtarja shqiptare Elsa Lila është bërë e “gjallë” në rrjete sociale disa muaj pasi u arrestua nën akuzën për përfshirje në një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës. Këngëtarja ra në pranga në muajin mars bashkë me gjashtë shqiptarë të tjerë në kuadër të një operacioni anti-drogë në Itali.
Në muajin maj, daja i saj, avokati Saimir Visha theksoi se ajo kishte dalë nga burgu dhe se ndaj saj kishin rënë akuzat. “Janë pushuar të gjitha akuzat. E gjitha një keqkuptim. Pafajësia e saj ka qenë që në momentet e para. Kam qenë me të. Më vjen turp që bashkëpunëtorët tanë, kanë vjellë vrer për Elsën.”, tha ai.
Einxhel thotë që ka burrin më të mirë në botë pas sakrificës që bëri DagzLexoni edhe:
Ndërkohë, së fundmi, këngëtarja është bërë pjesë e Instagramit. Postimi i parë është bërë rreth një javë më parë, përmes të cilit shprehet se po punon për një këngë të re. Së fundmi, ajo ka realizuar dhe disa fotografi nga fotografi i mirënjohur, Fadil Berisha.
(Kosova Sot Online)