Lexoni edhe:
Afrim Muçiqi i quan kolegët rrenca: Askush nuk i merr 15 mijë euro në dasmë, kjo është rrenë e kullume
Aktorja e njohur shqiptare, Arjola Demiri, këtë vit ka qenë një nga emrat më të diskutuar.
Kjo për shkak të pjesëmarrjes në Big Brother VIP, që i dha një famë të madhe pasi rrëfeu gjëra të ndryshme nga jeta dhe karriera profesionale.
Ish-aktorja e “O sa mirë” ka qenë e përfolur në faqet rozë herë pas here edhe për ndryshimin në pamje.
E së fundmi 38-vjeçarja ka sjell disa momente nga e kaluara, ku shfaqet bashkë me fëmijët.
Në setin fotografik të yllit nga Tropoja vërehet dukshëm transformimi që ka bërë ndër vite.
“Asgjë nuk ka ndryshuar, vetëm jemi rritur”, ka shkruar ajo.
E njëjta ka tre fëmijë me ish-bashkëshortin, për të cilin ka zbuluar në BBV se si erdhi deri te ndarja e tyre.
Arjola për momentin nuk është e përfshirë në ndonjë projekt.
(Kosova Sot Online)