Lexoni edhe:
Propozim për martesë? Arbnora Ademaj: Do i kisha thënë jo, nuk jam gati
Rozana Radi është në formën e saj më të mirë, mirëpo për të pasur fizikun që ka tani, këngëtares i është dashur të kalojë sfida të vështira.
Këtë e ka treguar vetë Rozana me anë të një postimi në Instagram, ku ndër të tjera tregon se rruga drejt kujdesit dhe përkushtimit ndaj trupit të saj nuk ka qenë aspak e lehtë.
Propozim për martesë? Arbnora Ademaj: Do i kisha thënë jo, nuk jam gatiLexoni edhe:
“3 muaj shumë të vështirë për mua! Fillova të kuptoj që ëmbëlsirat dhe të ushqyerit keq nuk do më çonin askund.
Nuk kisha më dëshirë të vishesha e të dilja. Më shumë vëndosmëri hoqa vetë plot 15 kg dhe fillova t’i kushtoj vëmendje paraqitjes time të jashme. Në fund të gjithë kësaj beteje e vetmja gjë që mbeti ishte pak krahë dhe ai “barkaluci” vogël pas dobesimi.
Pra, sot jam 15 kg më pak dhe ato gjërat e vogla nuk egzistojnë më. Unë ja dola. Por, ky udhëtim për mua sa ka nisur. Tani fillojnë aktivitetet fizike për ta mbajtur mirë këtë trup dhe veten time,”-shkroi krahas një videoje Rozana.
Sakaq kujtojmë që Rozanën së shpejti do ta shohim në rolin e moderatores, por në një emision pasditeje. Lajmin e bëri me dije vetë Rozi, me anë të një postimi në Instagram disa kohë më parë.
(Kosova Sot Online)