Lexoni edhe:
‘Na e bëj hallall se të shkelëm gjakun’, Gold Ag dënon sulmin e punonjëses ndaj nënës së dëshmorit në Pejë
Të shumta ishin reagimet në rrjete sociale, nga fytyrat publike lidhur me rastin e ndodhur ditën e djeshme në Pejë.
Një reagim e pati edhe aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi.
Ajo e ka dënuar sulmin e ushtruar nga një infermiere ndaj një të moshuare në një shtëpi të pleqëve.
E pas reagimit të saj, ajo ka pranuar edhe mesazhe me përmbajtje fyese.
Një prej tyre, aktorja e ka ndarë me ndjekësit në ‘InstaStory’, ku tregonte se si një person i drejtohej me fjalë dashakeqëse.
Deputetja e VV-së përndryshe në reagimin e saj të bërë në Facebook, kishte ngritur pikëpyetje për mënyrën se si viktima kishte përfunduar në shtëpinë e të moshuarve.
(Kosova Sot Online)