Ilir Berani: Tekstin e këngës ‘O sa budall’ e kam shkruar kur kam qenë nervoz me Gilin
Ilir Berani, kompozitori i njohur dhe bashkëshorti i këngëtares së njohur, Gili në një emision ka treguar për tekstet e këngëve të Gilit “O sa budall” dhe “Me kast”, raporton "Kosova Sot Online".
Ai në një emision ka treguar se në momentin kur e ka shkruar këngën "budall", ka qenë nervoz me Gilin.
“’O sa budall’ (kam qenë) nervoz në Gilin, e te kënga ‘Me kast’ nervoz në s’di kë”, ka thënë ai duke qeshur.
(Kosova Sot Online)