Fatjeta Barbullushi: Standarti aktual në muzikën shqipe është produkt dhe jo art i mirfilltë

  • A.P /
  • 05 February 2023 - 08:39
Fatjeta Barbullushi: Standarti aktual në muzikën shqipe është produkt dhe jo art i mirfilltë

Intervistë me yllin e muzikës Fatjeta Barbullushi

 

Fatjeta Barbullushi është ndër këngëtaret më të njohura në muzikën shqipe, një shkodrane 24 karatëshe, që muzika i rrjedh ndër vena.

Në opusin e saj muzikor, ajo numron shumë këngë, përmendim këtu: "Ne duhemi", "Zemër ku je ti", "Për ty", "Sa të dua", "Ku ta dije ti", "Dil të shoh me sy", e të tjera këngë solo dhe duete të sukseshme që Fatjetën e bëjn që edhe sot të shkëlqejë në skenë.

Image

Në një intervistë të realizuar për gazetën "Kosova Sot", si rrallëherë, artistja e njohur Fatjeta Barbullushi, përgjigjet në pyetje rreth jetës dhe karrierës së saj, të cilat ju ftojmë ti lexoni në vijim.

Kënga e fundit që keni publikuar me videoklip titullohet "Qielli", kush janë autorët dhe sa jeni ndarë e kënaqur me realizimin e këngës në tërësi?

Fatjeta Barbullushi: Kënga është kompozim i Shpetim Saraqit, e teksti shkruar nga Albër Brahusha. Për videon u kujdes Ergys Shehu.

Unë jam shumë e kënaqur me realizimin në teresi, sepse jam brenda pritshmerive të mia. Repertorit tim i shtohet një këngë tjetër që unë e du, e po ashtu publikut i dhurohet një këngë tjetër që ai e don me zanin e Fatjetës.

Thuhet se vitet e fëmijërisë janë më të ëmblat, na kujtoni ndonjë ngjarje për të cilën edhe sot ke nostalgji nga vendlindja - Shkodra juaj që aq shumë e admironi?

Image

Fatjeta Barbullushi: Nga fëmijëria, mbaj mend Fatjetën e vogël që mendonte si e madhe, ashtu sikurse pranoj Fatjetën e tanishme, të matur që mendon si e vogël. Kujtoj me nostalgji lojërat në oborr me fëmijët e pallatit e laxhës ku banoja. Mbaj mend, një herë kur po luaja koncertesh me shoqet e shokët e laxhës dhe kisha vënë buzëkuq. Erdhi daja për vizitë dhe më pa në shkallat e pallatit me buzë t’kuqe dhe më qortoj. U preka nga ai por nuk i fshiva buzët. Ishte një rezestiencë e pavetëdijshme nga ana ime për ti treguar që jam e painfluencueshme , por e përmirsueshme. Mbaj mend edhe se para se të ktheheshin prindërit nga puna, une dilja tek qoshja e pallatit një orë përpara për ti pritur…, kisha mall gjatë ditës për prindërit…

Image

"Pash dy sytë" është hit i padiskutueshëm që i ka rezistuar kohës, një pasaportë për karrierën tuaj, si lindi kjo këngë dhe si ndjeheni kur ajo interpretohet nga këngëtarë tjerë në versione të ndryshme?

Fatjeta Barbullushi: Procesi i zhvillimit tek artisti, evoluimi n’ indentitet, n’familje, shoqëri janë per mua pasaportë në karrierë. Kënga mbetet e preferuar për publikun ndër vite sepse koherenca me t’cilën e kam shoqnu që nga dita që është realizu e deri sot është e dukshme edhe nga vetë fansat. Artisti që jep nga shpirti i tij në kënge inteligjence emocionale, sigurisht që lë gjurmë tek shiprtnat që e degjojnë zërin e tij. Kjo është lidhja që unë kam krijuar me publikun tim nëpërmjet këngës, një lidhje sa personale, aq edhe profesionale të cilës përpiqem ti ruaj ekuilibrin. Kur kënga këndohet nga këngetarë që e njohin dhe e vlerësojnë profesionin e tyre, dmth kanë një identitet profesional dhe personal, ajo vjen natyrshëm bukur dhe e mirpritun nga unë. Kur ajo vjen me qasje jo korrekte, për mua do të thotë se e kanë keqpërdorur si këngë, dhe njëkohsisht s’kanë sjellë asgja konkrete e me vlera. Kënga ka lind natyrshëm nëpermjet bashkëpunimit me kompozitorin Ilir Berani i cili e kompozoj enkas për mu mbas kërkesës time.

Image

Sipas teje, a është e nevojshme që një këngëtar/e të provokojë në skenë, apo nuk mund të kuptohet një këngëtar/e, i/e pëlqyer sot pa provokime?

Fatjeta Barbullushi: Çdo artist ka mënyrën e vetë të qasjes në publik. Kjo ka lidhje edhe me kontekstin në të cilin ai prezanton vetën. Mua më pëlqen ta zgjoj, argëtoj, respektoj, vlerësoj publikun tim me mënyren si përdori zanin, komunikimin verbal e joverbal duke respektu njëkohësisht parimet e mia për të cilat kam bindje intime. Kjo nuk është qasje shumë e lehtë por kjo është ajo që unë kam zgjedh e funksionoj unë. Disa artist kanë qasje më të lehta dhe më t’shpejta nëpermjet provokimeve sepse kanë zgjedhur ashtu.

Image

Me cilin këngëtar/e nga estarda do të preferoje ta realizoje një duet?

Fatjeta Barbullushi: Kam dëshira për bashkëpunime, por momentalisht akoma s’kam vendos diqka konkrete.

Image

Viteve të fundit muzika shqipe është vërshuar nga këngë kushtuar tezeve e hallave/A mendoni se kjo temë është stërkonsumuar dhe është bastarduar tej mase nga një pjesë e këngëtarve?

Fatjeta Barbullushi: Aftësina dalluese në muzikën shqiptare është një kompetencë që nuk e zotërojnë shumica artistëve në zgjedhjen e repertorit të tyre. Kjo për arsye konfliktesh interesi që kanë me vetën e tyre. Është mesazh vlere ti këndosh njerëzve të dashur, por mos të harrojmë se rëndesinë qenia njerëzore e ka tek veprat dhe jo tek fjalët sado të bukura ato të jenë në një tekst. Lavderimi i takon më të lartit, më hyjnorit, Zotit të të gjitha botërave. Ne mjafton ta duam njëri-tjetrin, pa pasur detyrimisht nevojën ti kushtojmë lavdërime. Jam pro inkurajimit, jo komplimentimit.

Image

Ndër vite keni publikuar shumë këngë, por më të dashurat për publikun vijojnë të mbetën "Kur unë të du", "Ku ta dije ti", "Sa të dua" "Ah moj zemër ti" "Lemza", por në këtë rast cila mbetet kënga që publiku e këndon bashkë me Fatjetën?

Fatjeta Barbullushi: "Pashe dy sytë " është zgjedhja e publikut.

Image

Sipas jush, ku është muzika shqipe sot, a jeni e kënaqur me standartin aktual apo duhet ndryshime urgjente?

Fatjeta Barbullushi: Standarti aktual është produkt dhe jo art i mirfilltë. Ushqen mendjet e mbyllura, sipërfaqsore dhe nuk është koherent me vlerat tona kulturore shqiptare. Prurjet e reja muzikore s’kanë jetë, harrohen shpejt. Algoritmi bën të veten, dhe publiku ushqehet me atë që i serviret me shumë në media edhe pse detyrimisht nuk është purje me kualitet. Ndryshimet ardhshin për mirë uroj!

Image

Cila është motoja që përdor më shpesh si mesazh për shoqërinë dhe jetën në përgjithësi?

Fatjeta Barbullushi: Këmbët në tokë e qënderzuar, dhe sytë nga qielli për të kuptuar.Falemnders për intervistën dhe pyetjet e kandshme.

Intervistoi: Armend Preteni

Image
Image

(Kosova Sot Online)